Një 33-vjeçar nga Fieri është arrestuar në doganën e Kakavijës, pasi tentoi të ndihmonte një 17-vjeçare, që të kalonte doganën e të hynte në Shqipëri në mënyrë të parregullt.
Uniformat blu bëjnë me dije se i arrestuari kishte shqoëruar 17-vjeçaren që nga Athina.
Nuk dihet ende lidhja e të arrestuarit me adoleshenten.
Njoftimi i Policisë
Tentoi të ndihmonte një shtetase 17-vjeçare, që të hynte në territorin e Republikës së Shqipërisë, në mënyrë të parregullt, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe vihet në pranga, 33-vjeçari.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë dhe shërbimet e FRONTEX-it, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në këtë pikë të kalimit kufitar, bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Front”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
M. G., 33 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Ky shtetas është kapur në flagrancë në PPK Kakavijë, duke tentuar të ndihmonte për të hyrë në mënyrë të parregullt, në territorin e Republikës së Shqipërisë, një shtetase 17-vjeçare, të cilin e kishte shoqëruar nga Athina në Kakavijë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 aparat celular dhe një shumë parash. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./albeu.com/