“Isha me 180 km/h”, zbardhet dëshmia e Emiljano Ninës që “fluturoi” me BMW te diga e Liqenit: Kisha pirë tullumbace me azot

Policia e Tiranë ka vënë në pranga kushëririn e Ervis Martinajt, Emiljano Nina, i cili u aksidentua te Liqeni Artificial me një mjet luksoz dhe u arratis pas ngjarjes.

Ai u lokalizua në zonën e “5 Majit” në Tiranë gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme, 12 tetor.

Tashmë i vënë në pranga, efektivëve u dëshmoi se ishte duke udhëtuar me 180 km/h dhe se ka humbur arsyen në një moment duke mos kontrolluar dot automjetin, pasi thotë se kishte pirë tullumbace me oksid azoti, lëndën e rrezikshme që autoritetet në Shqipëri po përpiqen të gjejnë hapësirat ligjore për ta ndaluar.

Policia në njoftimin zyrtar ditën e sotme, bëri me dije se Nina ishte shpallur në kërkim edhe për dhunë në familje, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 8 muaj burgim, për këtë vepër penale.

Lexo edhe: Arrestimi i kushëririt të Vis Martinajt, policia njoftim zyrtar: Ishte i shpallur në kërkim edhe për dhunë në familje

Nina kishte dhunuar të dashurën, e cila e kishte denoncuar dje Gjykata e Tiranës e ka dënuar në mungesë.

Automjeti luksoz BMW, me të cilën u përplas te Liqeni,  është në pronësi të 26-vjeçarit Eldi Allushi i cili ishte personi i parë që u shpall në kërkim nga policia, derisa nga dëshmia e tij u zbulua se nuk ishte fare në makinë dhe se shofer ishte kushëriri i Ervis Martinaj, mik i të riut nga Durrësi, të cilit ia kishte dhënë automjetin për të shoqëruar një vajzë.

Pas përplasjes, Emiljano Nina shkoi në banesën e tij, tregoi Eldi Allushi dhe fjeti gjumë, pa i treguar mbi aksidentin e frikshëm dhe që ishte larguar duke marrë me vete edhe targat e automjetit./Albeu.com


Shtuar 13.10.2023 12:35