Ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Agron Kuliçaj, paraqitet në SPAK

Ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj, mësohet se është paraqitur në SPAK.

Kuliçaj është thirrur në Strukturën e Posaçme, për t’u pyetur për 21 janarin.

Një ditë më parë, po për hetimet për 21 janarin, u thirr në SPAK dhe ish-drejtori i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj.

Më 21 janar 2011, opozita e kohës zhvilloi një protestë, ndërsa u vranë në bulevard nga Garda e Republikës 4 qytetarë.

Ndërkaq, SPAK ka regjistruar një procedim penal për dosjen e 21 janarit.


Shtuar 24.10.2024 10:18