Ish-trajneri i Anglisë, Sven-Goran Eriksson, ka rrëfyer se ai është diagnostikuar me kancer dhe se në skenarin më të mirë, ai ka vetëm edhe një vit jetë.
“Të gjithë mund të shohin se unë kam një sëmundje që nuk është e mirë, dhe të gjithë supozojnë se është kancer, dhe është. Por unë duhet ta luftoj atë sa më gjatë që të jetë e mundur.
Unë e di që në rastin më të mirë është rreth një vit, në rastin më të keq edhe më pak. Ose në rastin më të mirë, mendoj edhe më gjatë. Nuk mendoj se mjekët janë plotësisht të sigurt. Është më mirë të mos mendosh për këtë. Ju duhet të mashtroni trurin tuaj. Mund të mendoja për këtë gjatë gjithë kohës dhe të ulesha në shtëpi dhe të thosha se jam i pafat”, tha Eriksson.
75-vjeçari e çoi Anglinë në finalet e Kupës së Botës në 2002 dhe 2006, duke humbur në çerekfinale në të dy rastet, si dhe në Euro 2004.
Ai gjithashtu, trajnoi ekipe si Benfica, Roma dhe Manchester City gjatë karrierës së tij prej katër dekadave.
Në shkurt të vitit të kaluar, ai u largua nga roli i tij në klubin suedez Karlstad, për shkak të “çështjeve shëndetësore”.