Ish-shefi i Komisariatit të Himarës përplasi me gomone për vdekje një fëmijë, AMP nis hetimin

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka ngritur menjëherë një grup të posacem për hetimor për të kryer hetimet mbi zbardhjen e plotë të ngajrjes në plazhin e Potamit.

Shtetasi Arjan Tasi me gradën Komisar dhe me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, ka goditur për vdekje një fëmijë 5 vjeç ndërsa drejtonte një mjet lundrues, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ka ngritur menjëherë një grup të posaçëm hetimor për hetimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Aktualisht, shtetasi Tasi ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë./albeu.com


Shtuar 2.08.2022 15:25