Ish-rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule, paraqitet në SPAK

Këtë të mërkurë, ish-rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Ende nuk dihen arsyet e paraqitjes së tij në ambientet e SPAK.

Kule është një prej figurave më të njohura të arsimit të lartë në Shqipëri.

Ai ka shërbyer për disa mandate si dekan i Fakultetit të Ekonomisë dhe më pas si rektor i Universitetit të Tiranës.


Shtuar 11.06.2025 11:45