Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, zbuloi në emisionin “Të Paekspozuarit” se si u kërcënua nga Dritan Rexhepi pasi kërkoi dënimin e tij me 17 vite burg për dy tentativa vrasjesh në qytetin e Vlorës. Beci, tashmë avokat, tha se Rexhepi pasi u dënua vetëm dy vite, u lirua dhe i e kërcënoi me eliminim fizik duke i shkuar te dera e shtëpisë.
Ylli Rakipi: Avokat, ju e keni hetuar dhe madje jeni kërcënuar prej tij me vrasje. Përse e keni hetuar ju?
Eugen Beci: Ky person në vitin 2002-2003 kishte kryer dy tentativa vrasjeje në qytetin e Vlorës për të cilat ishte në kërkim. Në tentativën e parë, personi u plagos dhe shpëtoi. E shpallëm në kërkim. Nuk ishte abuluar ende ngjarja e vitit 1999 se u zbulua me të dhëna dhe gjatë kohës që ishte në kërkim bëri një tjetër plagosje me tentivë vrasje dhe ne e arrestuam. Gjykata dhe sistemi dështoi ta dënonte. Unë kërkova 17 vite burg, ai u dënua vetëm 2 vite. Në momentin kur doli nga burgu pati një problem nga ana hetimore e realizoi, por e parandaloi policia.
Ylli Rakipi: Nuk e kuptoj, ti thua 17 vjet dhe u dënua me 2 vjet.
Eugen Beci: Po prandaj erdhi te dera e shtëpisë ai.
Ylli Rakipi: Ç’do me thënë kjo punë? Të erdhi te dera ty?
Eugen Beci: Po. Mbasi mbaroi hetimin dhe gjykimin, 2 vjet, ishte i pakënaqur që prokuroria kërkoi 17 vjet dhe e pa se mund të kishte një mundësi që të dilte, siç doli, dhe për këtë arsye pati një tentativë për të realizuar një eliminim fizik ndaj meje. Nuk u realizua, u bë hetimi. U kap nga policia, nuk u provua tentativa ndaj organeve të drejtësisë. Por dua të them se ishte një personazh kompleks për të cilën edhe atëherë edhe sot nuk është folur, që realizoi një grup të strukturuar dhe që investonte për të shpëtuar veten e tij dhe grupin e tij kriminal.