Avokati dhe ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv se ish-presidenti rrezikon deri në 15 vite burg për 3 akuza që SPAK ka formuluar ndaj tij. Beçi dënoi edhe mënyrën e dhunshme të arrestimit të ish-presidentit.
“Ka një procedurë standarde që realisht duhej të ndiqej. Mund të shmangeshin këto skena të arrestimit sepse i arrestuari ka qenë disa herë vetë në SPAK. Një skenë të tillë mund të bëhej nëse ky zotëria do t’i shmangej SPAK-ut dhe policia t’i bënte thirrje dhe ta arrestonte.
Të lidhura
None found
Këto mund të kthehen në problematikë edhe për personat që janë rrotull aty. Mjaftonin dy patrulla policie me logo sepse është ish-presidenti dhe jo një person që po shkëmbente drogë. Duhet të ndërhyjë edhe prokuroria duhet të hetojë.
Nëse e kanë ndjekur nga Kosova, arrestimi i presidentit nuk mund të bëhej në mes të rrugës, por në zyrë apo shtëpi.
Duke patur parasysh akuzat Ilir Meta rrezikon të dënohet deri në 15 vite burg. Pastrimi i produkteve të veprës penale ka 7-15 vite burg. 20 vite nuk lejohet se është deri në 15 vite”- tha Beçi.
