Ish-kryeprokurorja e gjykatave të OKB-së për krimet e luftës ka bërë thirrje që presidenti rus Vladimir Putin të arrestohet për pushtimin e Ukrainës.
Karla Del Ponte tha se urdhër-arrestet ndërkombëtare duhet të lëshohen kundër Putinit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë rusë.
Në një intervistë për gazetën zvicerane Le Temps, Karla Del Ponte kryeprokurorja tha: “Putini është kriminel lufte”.
Ajo tha se ishte e tronditur nga përdorimi i varreve masive në Ukrainë në zona të tilla si Mariupol, shkruan Skyneës.
“Shpresoja të mos shihja më kurrë varreza masive”, tha ajo për gazetën Blick.