Ish-presidentja e Bolivisë Jeanine Anez është dënuar me 10 vjet burg për grusht shteti, me qëllim rrëzimin e paraardhësit të saj Evo Morales.
Një gjykatë e shpalli Anez, e cila ishte në detyrë në 2019-2020, fajtore për marrjen e “vendimeve në kundërshtim me kushtetutën”.
Anez ka thënë vazhdimisht se ajo është viktimë e një hakmarrjeje politike.
Morales dha dorëheqjen dhe u largua nga Bolivia pasi shefi i ushtrisë i kërkoi atij të jepte dorëheqjen mes protestave mbi akuzat për manipulim votash.
Anez u dënua të premten dhe Gjykata tha se ajo do të vuante dënimin e saj në një burg të grave në qytet.
Ish-presidentja ka ankimuar vendimin duke epërshkruar atë si persekutim politik nga partia Mas Socialiste e Morales.
Mas fitoi një fitore dërrmuese në zgjedhjet presidenciale dhe të Kongresit në vitin 2020, duke i hapur rrugën Morales që të kthehet në Bolivi nga Argjentina dhe të marrë drejtimin e partisë.
President u zgjodh kolegu i tij Luis Arce, i cili theksoi në një intervistë për BBC se do të ndiqte rrugën e tij politike.
Si senatorja më i vjetër, Anez u bë presidente e përkohshme pasi Morales u largua. Por anëtarët e partisë Mas e akuzuan atë, së bashku me figurat policore dhe ushtarake, për inxhinierinë e rrëzimit të tij.
Ajo u arrestua në mars 2021.
Pas vendimit të së premtes, mbrojtja e Anez tha se ajo do t’u bëjë thirrje organizatave ndërkombëtare për të kërkuar drejtësi./albeu.com