Ish-presidenti ukrainas zbret në terren me kallash në krahë (VIDEO)

Ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, i veshur me uniformë ushtarake, u është bashkuar grupit të civilëve që po sigurojnë ndihma për ushtarët.

I armatosur, Petro Poroshenko, sipas raportimeve, ndodhet në një nga rrugët kryesore që është ende e hapur jashtë kryeqytetit Kiev.

Duke folur me një grup xhirimi të Sky Neës, ai u shpreh se grupi i tij ka siguruar mbrojte ushtarake për 2,500 njerëz.

“Rreth 17 raketa goditën mbrëmë në Kiev”, tha ai.

I pyetur nëse pret që Rusia t’i përmbahet premtimit të saj për një armëpushim të përkohshëm për të lejuar evakuimin e qytetarëve, ai tha: “Ju lutemi mos i besoni Putinit”.

“Presidenti rus nuk i ka mbajtur kurrë premtimet e tij gjatë tetë viteve të luftës.”

Poroshenko shtoi se ai nuk është “shumë optimist” për bisedimet e paqes midis zyrtarëve rusë dhe ukrainas që pritet të mbahen sot./albeu.com/


Shtuar 7.03.2022 12:13