Ish-ministri i Financave flet “pa doreza”: Isha kundër inceneratorit të Elbasanit

Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ka deklaruar se ka qenë kundër ndërtimit të Inceneratorit të Elbasanit.

I thirrur për të dëshmuar në Komisionin Hetimor të Inceratorëve këtë të hënë, Cani ka theksuar se në Inceneratorin e Elbasanit nuk janë respektuar procedurat në përputhje me ligjin.

“Kemi refuzuar miratimin e projektit të Elbasanit sepse procedura nuk ishte në përputhje ligjin. Ne kemi refuzuar, mbeshtetur në kërkesat ligjore dhe aktet nënligjore. Është normale të vepronim kështu”, është shprehur Cani.

Është paraqitur një projekt vendim. Për tre arsye kam qenë kundër. E para e kemi thënë se nuk jepen argumente financiare. Pra u themi që ju nuk jeni bazuar në ligj lidhur me koncesionit dhe Prokurimet private. Projekt vendimi në dijeni time nuk është miratuar. Koha ecte. Jam i kufizuar në të folur se ishte emergjencë mbledhja e mbeturinave, kjo ka sjellë që gjërat të mos presin. Se do i merrte rutina. Por nuk flas dot më në atë kohë. E treta ka qenë ajo firma se kush është juridike dhe financiare. Për të përmbushur hesapet e veta”, shtoi ish-ministri./albeu.com/