Ish-ministri dhe ish-deputeti demokrat, Eduard Halimi, komenton gjyqin e pazakontë që po zhvillohet në SPAK me banorët e fshatit Kozare në Kuçovë.
Sipas ish-ministrit Bektash Shtëpenja, i cili po hetohet për pasurinë, pasi djali ishte subjekt i OFL, nuk ka 2 milionë euro, por ka vetëm një autokombajnë, ndërsa kujton vendimin e publikuar dje nga qeveria se kush ka 2 milionë euro të vetat, të djalit emigrant, etj, ia legalizojmë dhe ia lëshojmë SPAK.
Komentet ish-ministri i bëri përmes një postimi në faqen e tij në “Facebook”.
Postimi i Halimit:
Dje në GJKKO, po gjykonte Bektashin nga Kozara (sipas mediave) për një autokombanjë të v.1991 se nuk justifikon pasurinë me djalin ish emigrant të dënuar para 20 vitesh
��� Po dje Qeveria publikon draft VKM se kush ka 2 mln ��� të vetat, të djalit emigrant, ect ia legalizojmë dhe nuk ia lëshojmë SPAK/OFL/GJKKO ect.
��� Po Bektashi nuk ka 2 mln ��� , ka vetëm autokombanjë v.1991 dhe 140 fshatarë të Kozarës dëshmimtarë!
❓ Si ta ndihmojmë Bektashin❓������
❓ Ka ndonjë gjë që nuk shkon këtu❓���������/albeu.com/