Ish-kryeministri e përsërit: Jam Sali Berisha unë! Rama, kryeministri më i pashkollë në historinë e vendit

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e thirrur nga Komisioni i Rithemelimit ka folur sërish për shpalljen e tij “non grata” nga DASH dhe për këtë bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama dhe miliarderin George Soros.

Ndërsa tha se ndaj tij nuk ka asnjë provë apo fakt ish-kryeministri përsëriti një nga deklaratat e tij më popullore “Jam Sali Berisha unë”.

Ai u ndal dhe te Rama dhe qeverisja e tij. Për Ramën tha se është kryeministri më i pashkollë që ka parë historia e shtetit shqiptar. Sipas tij, Rama vret shpresën.

“Nuk e kishim të lehtë këtë rrugë. U përballëm këtë muaj me egërsinë e narko-shtetit, miliardat e parave të drogës dhe krimit. U përballëm me kurthe të neveritshëm të ish-drejtuesit të saj. E vërteta, u përballëm me përpjekje të jashtëzakonshme, të Soros dhe Mafias së tij, për të shkatërruar opozitën shqiptare, për ta shndërruar si gjethe fiku të së majtës së Ramës.

Por këto përpjekje dështuan. Unë dua t’’ju them të gjithë atyre që mendojnë, apo besojnë se mund të mbajnë një pseudopozitë në këmbë; gaboni rëndë. Opozita është moral, pushet moral. Ajo nuk emërohet, nuk delegohet, ajo buron nga shpirti dhe zemra.

Ata janë burra dhe gra të thjesht në punët e tyre, por në ndërgjegjen e tyre e dinë se pseudoopozita është një limon i shtrydhur nga i cili pasi plotëson shijet, bën sikur se njeh më. Psuudo opozita është fasadë në të cilën askush nuk do të banojë.

Ndaj ku jemi sot, opozitë e vërtetë, në këmbë, të gatshëm, për çdo betejë! Përsëri, lidhur me këtë çështje dua të shtoj dy-tre gjëra. Është bërë e njohur se unë jam sanksionuar nga DASH me akuza për të cilat në mënyrë absolute nuk ekziston asnjë fakt, provë, dokumente.

Jam sanksionuar nga lobimi korruptiv i Soros dhe Ramës. Megjithatë, them këtu se cilido që do të paraqesë një fakt, provë, dokument më të vogël kundër Sali Berishës, ai është i gatshëm që të marrë çdo masë ndaj vetes së tij. Por unë theksoj se jam Sali Berisha. Kurrë, kurrë, kurrë, shpifjen, gënjeshtrën se pranoj për të vërtetë. Jam mirënjohës juve pa kufij që ndani me mua këtë qëndrim. Kemi muaj që për shkak të këtyre ndërhyrjeve ne merremi me veten tonë, por ky Kuvend shënon fundin e këtij kapitulli, hap kapitullin e përballjes me qeverinë më të korruptuar të Evropës, me qeverinë e kryesuar nga Rama.

Kryeministri, absolutisht më i pashkollë në historinë e shtetit shqiptar. Po dhe po, Shqipëria, shoqëria shqiptare në të katër anët e saj lëngon. Rama vret shpresën, në çdo skaj, në çdo vatër, rrugë, fshat apo shesh të Shqipërisë. Ndaj dhe ne para së gjithash, duhet të bëjmë gjithçka për të kthyer te shqiptarë shpresën. Detyrë e vështirë por e mundshme.”, tha Berisha./albeu.com