Ish-kreu i ARRSH Evis Berberi mbetet në burg: GJKKO rrëzon kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë

Gjykata e Posaçme, ka rrëzuar sërish kërkesën e ish-kreut të ARRSH Evis Berberi dhe të bashkëpunëtorit të tij Valter Begaj, për zëvendësim të masës së sigurisë.

GJKKO vendosi vijimin e masës “arrest në burg” për të dy.

Ish-kreu i ARRSH, mbahet në qelinë e paraburgimit që prej datës 16 mars të vitit 2024. Bashkë me të, në pranga u vendos edhe Valter Begaj edhe Ervis Lami.

Ky i fundit u la i lirë pak kohë më parë nga shkalla e parë, por Apeli i Posaçëm e riktheu sërish në qeli, pas ankimimit të vendimit të GJKKO nga Prokuroria e Posaçme.


Shtuar 2.06.2025 14:41