Ish-komandant i NATO-s, gjenerali Wesley Clark në një deklaratë të tij të fundit ka theksuar se Putin i “frustruar” mund të nisë një sulm të kufizuar bërthamor ndaj Polonisë.
Në një prononcim për CNN , ai ka thënë se udhëheqësi rus mund të përdorë një armë bërthamore me rendiment të ulët për të penguar NATO-n.
Generał Wesley Clark – Putin może uprzedzająco, w ramach strategii eskalacji celem deeskalacji, uderzyć nuklearnie w Polskęhttps://t.co/sOaFCQrdfz
— marek budzisz (@MBudzisz2) March 25, 2022
Ndërkaq pyetjes së ku mund të përdoret kjo armë, ai është përgjigjur se ndoshta jo në Ukrainë, por në zonat e skenave ose në ndonjë zonë të populluar në Poloni.
“Kjo është ajo që zakonisht bëhet në stërvitjet ruse. Mënyra se si ata veprojnë në stërvitjet e tyre është se nëse Rusia fillon të humbasë për shkak të mbështetjes së NATO-s, atëherë ata dërgojnë një armë bërthamore brenda dhe NATO-ja . Një veprim i tillë do të të ishte lufta e tretë botërore’, është shprehur ai.