Ish-drejtori i kabinetit të Bashës i bashkohet Kuvendit të Berishës, te “Kongreset” dhe Murrizi (FOTO LAJM)

Ish-drejtori i Kabinetit të Lulzim Bashës i është  bashkuar, Sali Berishës. Dorian Teliti ka mbërritur te Pallati i Kongreseve, aty ku mblidhet sot Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha.

Gjithashtu Teliti është kandidat për Keshillin Kombëtar.

Gjithashtu te Kuvendi ka mbërritur dhe ish-deputeti Myslim Murrizi.

Janë zbardhur emrat e 420 kandidatëve për postet në Këshillin e ri Kombëtar të PD-së, që do të jenë shumë prej ish-deputetëve të Partisë Demokratike pas vitit 2013, si Arben Imami, Myqerem Tafaj, Rudina Hajdari, Myslim Murrizi, ish kandidatët për kreun e PD, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli, mjeku Ilir Alimehmeti, artistët Bleona Qerreti, Renis Gjoka, Julian Deda, ish-kandidatët e zgjedhjeve të 6 marsit, gazetarët Floriana Garo, Fjoralba Dizdari, Patrik Sadikaj.

Në listë vërehet rikthimi i Arben Imamit, apo edhe një prej mbështetësve të Lulzim Bashës, ish-kryebashkiaku i Kavajës Isa Sakja. Ajo që bie në sy është se në këtë garë, “Rithemelimi” ka rikthyer emra të larguarish, figura të vjetra të PD-së, ish-ministra, ish-deputetë, por edhe artistë, mjekë, etj. Gjithashtu në listë janë edhe figura të reja në garë për një vend në Këshillin Kombëtar./albeu.com