Ish-drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ku i është komunikuar akuza për shpërdorim detyre dhe për pabarazi në tendera, lidhur me segmentin rrugor Kardhiq-Delvinë.
Kujtojmë se, në janar të vitit 2020 Kontrolli i Lartë i Shtetit bëri kallëzim në prokurori për Qaton dhe 3 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.
Në këtë aks nacional në fakt, asokohe u tha se janë konstatuar një sërë shkeljesh, ndërkohë që një pjesë të mirë të konfliktit real të kreut të kësaj drejtorie, e shpjegoi vetë ish- drejtoresha në momentin e dorëheqjes pas vetëm 8 muajsh drejtim.