Ish-deputetja e PD-së mori postin e Drejtoreshës së Spitalit në Elbasan, Berisha: Demokratët që e mbështetën janë pa punë

Lideri demokrat Sali Berisha, ka komentuar emërimin e ish-deputetes së PD-së, Zheni Gjergji, e cila u emërua Drejtoreshë e Spitalit në Elbasan.

Ish-kryeministri theksoi se s’bëhet fjalë për një raport mes tyre dhe Sali Berishës, por me votuesit demokratë që i kanë mbështetur.

Gjithashtu, Berisha shtoi se; “ata që kanë mbështetur këta individë janë pa punë, në kushte të vështira, u kanë shërbyer këtyre”.

“Nuk është një raport i individëve me Sali Berishën por me ata që i kanë votuar e mbështetur. Për Sali Berishën për ata që shkelmojnë mbi këtë mbështetje janë jashtë kësaj force politike.

Ata që kanë mbështetur këta individë janë pa punë, në kushte të vështira, u ka shërbyer këtyre, janë pak 3-4 vetë, kalojnë në partinë e krimit që i përkasin. Ky është koment jo vetëm për të, por për të gjithë ata 3 a 4″, tha Berisha.


Shtuar 22.10.2025 13:28