Ish-deputetja e LDK në protestën e Berishës: “Ballkani i hapur” si Jugosllavia e re!

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli tha se “Ballkani i hapur” synon të bëhet një Jugosllabi e re. Ajo tha se presidenti serb Aleksander Vuçiç është kritikuesi më i madh i Millosheviçit, jo për shkak të gjenocidit, por sepse nuk i shfarosi ata deri në fund.

“Sot ne këtu dhe gjithnjë do ta kundërshtojmë me gjithë fuqinë tonë dhe fuqia jonë nuk është e vogël, është e madhe. Do ta kundërshtojmë në vazhdimësi, këtë pakt për “Ballkanin e hapur”, për atë që do të thotë Jugosllavi e re. Kjo nuk do të ndodh. Vuçiç, a dini ju që ai është ndër kritikuesit më të mëdhenj të Millosheviçit?!

Jo për shkak të gjenocidit ndaj shqiptarëve, por sepse nuk i shfarosi ata deri në fund dhe nuk i hodhi në det. kam dëgjuar që thonë nëse Serbia e njeh Kosovës, do të pranojmë Ballkanin e hapur. Kurrë!

Edhe nëse Serbia e njeh Kosovës, nuk do e njohim. Rama duhet ta shpalli nul këtë veprim, nuk e duron Kosova dhe Shqipëria këtë paktë. Ne shqiptarët kemi vetëm një pakt dhe një lidhje direkte me SHBA dhe Europën. SHBA është me popullin shqiptarë, ndërsa shqiptarë me Sali Berishën. Shqipëria ka 2 liderë. ë madhin presidentin Ibrahim Rrugova dhe liderin aktual, Sali Berisha.”, tha ajo. /albeu.com/

 


Shtuar 20.12.2021 17:08