“Ish-deputeti i PS mori 6 mln euro, ish ministri i PD mori 3 mln euro”/ Murrizi: Te Bankers, i kanë ngjyer duart të gjithë!

Myslim Murrizi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për aferën e Bankers Petroleum, duke e cilësuar si një aferë ku kanë futur duart të gjithë qeveritë dhe askush nuk ka interes ta denoncojë, përfshirë opozitën.

“Të gjitha qeveritë nga 2004 për mua janë të përfshira, të gjithë ministrat e financave, drejtorët e tatimeve, drejtorët e përgjithshëm të doganave. Duke parë dosjen e Fierit, sepse në SPAK po hollohet si dosje, sa kohë që ata që u arrestuan me bujë të madhe në Fier, ish administrator, kur erdhën në SPAK, ai që ka qenë në përiudhën më të gjatë administrator, doli nga arresti dhe për çudi, asnjë media dhe portal, nuk pipëtiu të japë lajm, që Fieri e arrestoi dhe SPAK-u e nxorri. U mor edhe vendimi në gjykatën GJKKO që e la në arrest shtëpie. Pra dy kinezë, kinezin ekonomik dhe kinezin gjenetik, që vazhdon në burg ai, sepse nuk njeh njeri. Ky ka qenë 43 ditë administrator, ky gjenetiku, ky është më pak, por nuk njeh njeri. Ky tjetri ka dalë.

Prej 2004 nga ministri i parë i financave dhe gjithë ministrat e financave, Bankers, fillimisht kanadezët dhe pastaj kinezët, kanë nxjerrë 1.2-1.5 mln ton naftë në vit. Në 20 vite bëhen gati 25-30 mln ton naftë. Shqipëria ka nevojë për naftë dhe benzinë bruto deri në 2024, për 780 mijë ton. Po të kishim patur funksional Ballshin, Shqipëria nuk kishte nevojë të blinte naftë nga jashtë, furnizohej me naftë dhe benzinë nga këtu.

Trashë e trashë, Bankersi, ti thuash pusetë është e vogël, por duhet të jetë një bot, i pistë, ku kanë ngjyer duart, të gjitha qeveritë, nga Nano në fund të mandatit dhe çfarë kanë ardhur pas Nanos, Berisha dhe pastaj Rama.

Bankers ka një gjobë në maj 2019, 120 mln euro gjobë. E marr të printuar dhe ia lë Ramës në Kuvend. Çfarë është më tha. Gjobë e Bankers i thashë. Epo kështu thonë tha. Ore i thashë, ia ka falur kjo Anila që nuk ka të drejtë t’ja falë. Gjobat i fal ose komisioni i apelit ose gjykata administrative. Këta kanë heshtur, por përse? Të gjithë kullat vërdallë Tiranës, kompani të fuqishmë, filloje te Stadiumi e me rradhë…

Përpos edhe Raifaissen bank. Ke edhe mbi 10 politikanë. Katër studio avokatie, njërën e ka ish deputet i PS, Alket Hyseni, ka marrë 6 mln euro për këshillime. Studio avokatore e Eduard Halimit, me 2-3 vetë në punë, ka marrë 3 milionë euro. Për koiçidencë, 720 mijë euro i ka marrë ditën që më kanë shpallur mua armik.

Është një Çerekja, bashkë me bashkëshorten, që paradite rri të PS dhe pasdite te PD, ky ka marë 2.7 mln ai dhe 1.7 bashkëshortja.

Pastaj djali i ish-ministrit të jashtëm të PD, që duhet të ketë bërë ndonjë roman, ai ka marrë 387 mijë euro. Dhe bizneset me rradhë.

Për mua është afera që ka bërë pis politikën, pa dallim spektri dhe nuk kam dëgjuar të flasin siç duhet folur, as opozitën sot dhe as opozitën dje, për Bankersin. Se sa do ta hetojnë, nuk e di”, tha Murrizi.


Shtuar 25.12.2025 22:32