Ish-bashkëjetuesja e Dan Hutrës, Alketa Hysa, e cila mbeti e plagosur në atë që njihet si masakra e Paskuqanit, ku u vranë 3 gra dhe 3 të tjera u plagosën, ka folur pwr emisionin deklaroi “Zemër të Hapur”, deklaroi se jeton me frikë.
Ajo tha se ka ikur në një shtet të huaj, duke shtuar se nga një person si Dan Hutra, duhet gjithmonë të kesh frikë, pasi është i paparashikueshëm.
Gjithashtu, Alketa theksoi se Dan Hutra dhe njerëzit e tij janë monstra.
“Njerëzit e Dan Hutrës janë monstra të gjithë. Vajza nuk mban kontakte fare me njerëzit e Dan Hutrës. Nuk dua që të interesohen fare as për djalin e as për vajzën. Ata janë persona monstruozë, kështu që nuk ka si të kenë raporte.
Vajzën nuk e kemi regjistruar në çerdhe, sepse na mungon kujdestaria. Djali është ende i vogël për të shkuar në çerdhe, të rritet edhe pak. Jetoj me frikë dhe këtu ku jetoj, sepse nga Dun Hutra çfarë nuk pret. Ai është më shumë se monstër”, deklaroi Alketa Hysa.