Paul Morina ka qenë pjesë e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.
Ai ka qëndruar për pak kohë brenda shtëpisë, ndonëse ishte më i tërhequr nga pjesë tjetër.
Në “Ky emër”, aktori shqiptar ka folur për prapaskenat dhe për gjërat që kanë ndodhur në atë format.
I njëjti theksoi se fituesi i këtij edicioni, Drilon Rama, ka qenë më i favorizuar nga produksioni pasi tërë kohën kamerat kanë qenë me fokus te ai.
“Ka pasur banorë që ne ishim duke bërë debat, duke trajtuar një temë të caktuar e cila ka shumë rëndësi në shoqërinë tonë, rrethin tonë edhe krejt, Driloni ishte duke ushtruar në pesha, kur i kam parë kamerat, pashë që ishin të fokusuar te ai në anën tjetër banorët flisnin për një temë shumë të shëndetshme”, u shpreh ai.
Tutje theksoi se i kanë kushtuar rëndësi disa gjërave, që as nuk është dashur të trajtohen.
“Kur e sheh që të gjitha kamerat po shkojnë andej e kupton që diçka, po shkon vëmendja, që për mendimin tim do vinin këtej. Ka pasur shumë tema që i është dashur t’i jepet rëndësi, por i kanë dhënë rëndësi disa gjërave të panevojshme. Kanë qenë disa detaje, disa gjëra”.