Ironia e Saimir Korreshit: Kryeprokurori si magazinier, s’bën dot hyrje-daljet, t’i shtohen kompetencat

Ditën e sotme, deputeti i PD-së, Saimir Korreshi nga Komisioni i Ligjeve nuk i ka kursyer ironitë, teksa raportonte kryeprokurori Olsjan Çela.

Demokrati deklaroi se; Çela më shumë i dukej si magazinier, pa mall.

“Do e nis nga Fieri, se e ke transferuar në këtë qytet hartën e re. Më lejo që ta nis nga Fieri këtë herë. I nderuar zoti prokurori, po më dukeni një magazinier, pa magazinë. Sepse dukeni sikur keni rolin e inventarizuesit, por s’bën dot hyrje dhe dalje. Sot meqë kemi bonus për t’u shprehur, pyetja ime do tëishte e drejtë; a sheh prokurori i përgjithshëm për të marrë pak kompetenca, jo ato të heqjes dhe vënies së prokurorive, se s’të lënë KLD. Pra të gjendet një e mesme.

Perceptimi i shqiptarëve për reformën në drejtësi, duket se është SPAK, por për mua kjo reformë ka dështuar. Ne kemi më shumë të dënuar për vepra penal, qoftë dhe kundërvajtjet, duke cënuar jetën e të rinjve. A duhet të kemi ne ndërhyrje në ligjin për Prokurorin e Përgjithshëm, që jo të kthehet atje ku ishte, por kompetenca kontrolluese ndaj prokurorëve më të ulët.

Duket sikur është vanitur kompetenca e kryeprokurorit. A keni konstatuar ju apo ju kanë thënë shoqata e avokatëve, që mërziten prokurorët kur bën memo, kur kërkon rikthimin e çështjeve. A ju ka qëlluar që të dënohen për dhunë në familje, të dënohen me paragrafin 4. Pra deklaron gruaja që në sy të fëmijës 1 muajsh, u qëllua me pëllëmbë nga burri. E pa fëmija 1 muajsh.

Ti mos u mërzit, (i kthehet Manjës) se ti prokuror ke qenë. Meqë qeveria ka ndërmend të votojë ligjin për hashashin, dënohet njeriu për 1 cigare hashash dhe një tjetër për 1 ton del nga burgu. Ça bëhet me këto raste?! A nuk duhet të kemi një parim. Zoti Ulsi, mos u mërzisni. Nuk mërzitem unë që jam hero dhe jo ti që je armik. Dale, një sekondë, mos u mërzisni, se ora e pilafit shkoi. Kaq kisha (qeshin në sallë)”, shprehet ai.