Edmond Rizai është oficeri i policisë që ekzekutoi ditën e djeshme vendimin për prangosjen e ish-ministrit Saimir Tahiri, pasi Apeli i GJKKO e dënoi me 3 vite e 4 muaj burg.
Rizai dhe Tahiri kanë një të shkuar së bashku. Dikur, Saimir Tahiri e ‘internoi’ duke e hequr nga post i shefit të OFL dhe duke e çuar në Akademinë e Policisë.
Sot ai drejton “Drejtorinë e Hetimit” në Policinë e Shtetit, drejtori e cila kreu mbrëmjen e së premtes arrestimin e ish ministrit Tahiri, në sallën e gjyqit.
Edmond Rizai ishte kandidat potencial me Gledis Nanon për të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit, ndërkohë që ka mbajtur poste drejtuese për një kohë të gjatë që nga shef komisariati deri te zv/ drejtor dhe drejtor i hetimit të krimit.
Ai qëndroi për disa kohë në akademi dhe u rikthye në Policinë e Shtetit si drejtues i drejtorisë hetimore në policisë e Shtetit.
Rizai gjithashtu ka qenë një ndër hetuesit e dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit.