Irlanda mundi 2-3 me përmbysje skuadrën e Hungarisë, duke u kualifikuar kështu për në Play Off të Botërorit.
Ky sukses i irlandezëve shton ndjeshëm mundësitë që ekipi i Sylvinhos të përfundojë në vazon e dytë të Play Off. Matematika duket e komplikuar, por le të shpresojmë.
Në mënyrë që Shqipëria të jetë në vazon e dytë, Islanda të mos mposhtet nga Ukraina dhe martën, Maqedonia e Veriut nuk duhet të triumfojë kundër Uellsit.


