Inzaghi drejt rinovimit me Interin, drejtuesit e besojnë edhe për disa vite

Interi po mendon të sigurojë Simone Inzaghi me një kontratë të re deri në vitin 2025.

Sipas “Corriere dello Sport”, tashmë është gjetur marrëveshja e përgjithshme, me 5,5 milionë euro në sezon, me rrugët e zikaltërve dhe trajnerit që do të vazhdojnë së bashku edhe për tre sezone të tjera.

Tektniku italian i ka përmbushur objektivat në sezonin e tij të parë si trajneri i zikaltërve, madje edhe më shumë secc kërkohej, kështu që drejtuesit kanë vendosur të vazhdojnë përsëri me të në krye të ekipit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 27.04.2022 15:30