Inzaghi: Brozovic i jashtëzakonshëm, do të marrim një zëvendesues për të

Simone Inzaghi, trajneri zikaltër, ka konfirmuar se Interi do të marrë një zëvendës-Brozovic në merkaton e verës. Tekniku italian e ka pranuar hapur se Brozovic është një lojtar unik, dhe të gjesh sot një lojtar si ai është e vështirë, pasi roli që ka kroati në mesfushë, është i vështirë për t’u luajtur.

Është parë qartë që në pozicionin e tij, të pakët janë lojtarët që e bëjnë më së miri atë rol. Kante te Chelsea dhe Modric te Real Madrid, janë më të spikaturit në këtë rol, por Brozovic i ka treguar vlerat e tij dhe shumë analistë dhe trajnerë të ndryshëm kanë pohuar se Brozo është një lojtar unik i llojit të tij.

“Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne dhe i jashtëzakonshëm. Kemi tentuar disa herë të mbulojmë rolin e tij kur ai nuk ka qënë në dispozicion por ka qënë tepër e vështirë. Unë kam folur me drejtuesit dhe ne kemi vendosur se do të gjejmë një lojtar në merkato që ta mbulojë atë rol kur brozovic nuk do të jetë në gjendje të luajë”, është shprehur tekniku zikaltër./h.ll/albeu.com


Shtuar 18.04.2022 16:04