Inxhinieri shqiptar Sofokli Cakalli në një konferencë të mbajtur nga Komiteti i Sigurisë Rrugore në Akademinë Kombëtare të Shkencave, Mjekësisë, dhe Inxhinierisë në SHBA, ka prezantuar dy projektet e tij më të fundit.
Në llogarinë e tij në Facebook ai treguar se ka paraqitur dy projekte në dy sesione të ndryshme për inovacionin në sigurinë rrugore në SHBA duke nënvizuar rrezikun që paraqesin makinat elektrike në të ardhmen e sigurise rrugore.
Reagimi i plotë:
Për herë të parë ketë vit isha i ftuar si prezantues (speaker) nga Komiteti i Sigurise Rrugore në Akademine Kombetare të Shkencave, Mjekesise, dhe Inxhinierise në SHBA (National Academies of Sciences, Engineering, and Medicine). Pata privilegjin dhe përgjegjësinë të prezantoj dy publikimet e mia të fundit në dy sesione të ndryshme për inovacionin në sigurine rrugore përpara shkencetareve të fushes, përfaqesuesve të industrise private, kolegeve dhe sidomos familjes time ?.