E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn, ka shkuar në ministrinë e Brendshme, aty ku po zhvillohen edhe intervistimet për Drejtorin e ri të Policisë së Shtetit.
Më herët ka shkuar edhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili zhvilloi edhe një takim me kryeministrin Edi Rama.
Kjo vizitë vjen ndërkohë që ka nisur edhe faza e intervistimit për 14 kandidatët që garojnë postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas shkarkimit nga detyra të Ilir Prodës.
Procesi i intervistimit po zhvillohet sipas rendit alfabetik, ndërsa i pari që është paraqitur për intervistë ka qenë Afrim Tafa, aktualisht drejtor i Policisë së Durrës.
