Interi ka nisur të projektohet pa Simone Inzagin, edhe pse e ardhmja e trajnerit ngelet për t’u parë. Gjithmonë e më shumë po merr jetë pista që 46-vjeçari ta lërë në mes sezonin dhe në rast shkarkimi të menjëhershëm të tij, emri i përfolur që mund të marrë drejtimin e skuadrës është Kristian Kivu.
Trajnerit të ekipit të të rinjve do t’i besohej drejtimi i skuadrës së parë, qoftë edhe përkohësisht ose deri në fund të sezonit, për t’u dhënë mundësi drejtuesve të zgjedhin profilin e duhur për të ardhmen gjatë verës.
Jo vetëm ish-mbrojtësi, por drejtuesit kanë testuar edhe ishlojtarë të tjerë zikaltër, si Esteban Kambiaso e Valter Zenga, të cilët ama nuk duan të marrin drejtimin e Interit për një periudhë të shkurtër, duke parë lidhjen e tyre me fanellën.
Pa dyshim që çështja kryesore është zgjedhja e verës, aty ku pavarësisht lakimit të emrave të Tiago Motës, Antonio Kontes dhe Diego Simeones, në pole ka kaluar Roberto de Zerbi.
Marota dhe Auzilio janë admirues të punës së ish-trajnerit të Sasuolos, sot te Brajtoni, edhe pse për italianin nuk do të jetë e lehtë.
Totenhemi është në garë për të dhe po e studion si pasardhësin e mundshëm të Kontes, me vendimin që gjithsesi do t’i takojë trajnerit./Albeu.com/