Sa vlejnë 22-të lojtarët që pritet të jenë titullarët e mundshëm të derbit Inter-Milanit?
Nëse u referohemi pagave të lojtarëve, nuk ka asnjë sfidë, pasi “zikaltërit” janë më lartë te kjo pjesë, me 47.3 milionë euro, nga 33,1 milionë që marrin 11-shja e Milanit.
Pagat e 11-shes që pritet të jenë titullar te Inter:
Sommer 2.5 milionë euro neto
Darmian 2.5 milionë euro neto
De Vrij 3.8 milionë euro neto
Bastoni 5.5 + 1 bonus milionë euro neto
Dumfries 2.5 milionë euro neto
Barella 5 milionë euro neto
Calhanoglu 6 + 0,5 milionë euro neto
Mkhitaryan 3.8 milionë euro neto
Dimarco 2.2 milionë euro neto
Thuram 6 milionë euro neto
Lautaro 6 milionë euro neto
Rafael Leao gjithashtu bën një ndryshim në pagat e Milanit, duke qenë lojtari më i paguar, me 7 milionë euro neto. Thiaë nga ana tjetër është më pak i paguari te “kuqezinjtë” në formacionin e mundshëm të super sfidës së kësaj të shtune.
Maignan 2.8 milionë euro neto
Kalabria 2 milionë euro neto
Thiaw 0.8 milionë euro neto
Kjaer 1.5 milionë euro neto
Theo Hernandez 4 milionë euro neto
Loftus-Cheek 4 milionë euro neto
Krunic 1.5 milionë euro neto
Reijnders 1.7 milionë euro neto
Pulisic 4 milionë euro neto
Giroud 3.5 + 0.3 bonus milionë euro neto
Leao 5 + 2 bonuse milionë euro neto
Duke folur më gjerë për skuadrat e plota të dy klubeve të Milanos, sërish Inter ka paga me të larta, me një total që shkon në 115 milionë euro bruto, ndërsa Milan paguan 85.3 milionë euro bruto.
Gjithsesi, situata në merkaton e fundit, pra sa u përket shpenzimeve të secilit klub, paraqitet ndryshe, me “kuqezinjtë” që shpenzuan më shumë sa u përket afrimeve plot 114 milionë euro, ndërsa nga largimet arkëtoi 69 milionë euro.
“Zikaltërit” nga ana tjetër shpenzuan për afrime 64 milionë euro, ndërsa morën nga largimet 132 milionë euro./supersport