Inter gjen pasuesin e Dzeko-s, rikthen pas 13 vitesh sulmuesin austriak

Marko Arnautovic do të bashkohet me Inter-in, me lojtarin që me shumë mundësi kap “trenin” e fundit në karrierë.

Mediet italiane kanë raportuar se Inter dhe Bologna kanë arritur marrëveshjen mbi bazën e 10 milionë eurove duke përfshirë edhe bonuset, ndërsa sulmuesi austriak do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare.

34-vjeçari pritet në Milano në orët e ardhshme për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore dhe më pas për të nënshkruar kontratën në selinë e “Viale della Liberazione”.

Kështu, Arnautovic rikthehet te Inter pas 13 vitesh dhe “zikaltërit” shpresojnë që ai të ecë në gjurmët e Dzeko-s, ndërsa Marko ka shënuar 24 gola në dy sezonet e fundit me Bologna-n në Serie A.


Shtuar 15.08.2023 11:43