The New York Times ka paditur OpenAI dhe Microsoft për shkelje të të drejtave autoriale, duke pretenduar se dy kompanitë kanë ndërtuar modelet e tyre të inteligjencës artificiale duke “kopjuar dhe përdorur miliona” shkrime të tyre.
Siç është shpjeguar në aktakuzë, gazeta amerikane pretendon se modelet e gjuhës (LLM) të OpenAI dhe Microsoft, të cilat fuqizojnë ChatGPT dhe Copilot, “mund të gjenerojnë shkrime duke u bazuar në përmbajtjen e ‘Times verbatim’, e cila imiton stilin e shkrimeve të tyre”.
Kjo “ndërton dhe dëmton” marrëdhënien e Times me lexuesit, thotë media, duke i privuar ata nga “abonimi, licencimi, reklamimi dhe të ardhurat nga partneritetet”, sipas mediave të huaja.
Aktakuza gjithashtu argumenton se këto modele të Inteligjencës Artificiale “kërcënojnë gazetarinë cilësore” duke dëmtuar aftësinë e mediave për të mbrojtur dhe monetizuar përmbajtjen.