Integrimi, Rama konferencë me Borrell: BE premton por nuk po mban premtimet, jemi në pritje të çeljes së negociatave

 

Integrimi, Rama konferencë me Borrell: BE premton pro nuk po mban premtimet, jemi në pritje të çeljes së negociatave

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për media së bashku me përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell.

Gjatë fjalës së tij, Rama zbuloi se çfarë ka biseduar me Borrell dhe një nga pikat kryesore ka qenë çelja e negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE.

Kreu i qeverisë tha se KE bën mirë të hapin dritën jeshile pasi kanë shumë kohë që premtojnë, por nuk mbajnë premtimet. Megjithatë, tha Rama, vetoja bullgare po ndihmon.

“Me Borrell kemi diskutuar shqetësimin e krijuar nga lufta në Ukrainë dhe të gjitha pasojat e saj në Europë, fillimisht në firmën e rritjes së çmimeve. Kemi diskutuar dhe për rolin e r Shqipërisë në Këshillin e  Sigurimit dhe qëndrimin tonë në të njëjtën linjë me BE-në në raport me Rusinë dhe agresionin rus mbi Ukrainën dhe natyrisht pjesë e diskutimit ka qenë dhe ecuria e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE dhe konkretisht e procesit për hapjen formale të bisedimeve për anëtarësim, gjë të cilën besoj se Borrell do të flasë vetë.

Sa më takon, kam përsëritur atë që dihet botërisht. Shqipëria ka zgjedhur këtë pozicion si natyral, jo se na e ka kërkuar njeri në BE apo SHBA. Ne jemi anëtarë krenarë të një aleance siç është NATO po ashtu jemi evropianë krenarë për qenien tonë evropiane dhe shqiptarë që shohim nga Europa. Për të gjitha këto arsye, ne jemi sot në këtë pozicion dhe për më të tepër ky është një pozicion që na e imponojnë fëmijët tanë. Lufta në Ukrainë është një vijë ndarëse mes botës që ne njohim mirë të mungesës së drejtave të lirive, izolimit dhe dhimbjeve të imponuara nga një regjim autoritar dhe botës që kemi sot, që është pakrahasishmt më e mirë se bota që kishim. Në Ukrainë luhet fati i kësaj bote që kemi. Qëndrimi ynë është jetësor, ekzistencial ne raport me fëmijët tanë dhe këtë atdhe. Folëm për çështjen e çeljes së bisedimeve. Tashmë është një çështje  e KE-së. Këshilli Europian nuk ka arritur dot ta bëjë këtë për shkak të bllokimit të Maqedonisë së Veriut nga Bullgaria. Ne jemi të gatshëm të ulemi në tryezën e  bisedimeve sapo të hapet drita jeshile. Sa më shpejt ta bëjnë aq në nderin e tyre është sepse po kalon shumë kohë duke premtuar dhe duke mos mbajtur premtimet. Megjithatë, është çështje e një bllokimi mes dy vendeve tjera. Presidenca Franceze mund ta bëjë këtë në qershor, edhe nëse nuk e bën me jemi këtu, presim. Por nuk presim për të bërë punët. E fundit, fola me përfaqësuesin e lartë të BE-së, që nëse BE ka një plan për të mbështetur vendet qoftë për përballimin e krizës energjitike, të mos e lërë Ballkanin Perëndimor jashtë siç e lanë te vaksinat. Dhe të nxitohet gjithashtu projekti i korridorit të 8-të”, tha Rama.


Shtuar 15.03.2022 11:52