Ambasadorja e Basshkimit Europian në Tiranë Christiane Hohmann mori pjesë ditën e sotme në ceremoninë e hapjes së kopshtit nr.3 në Durrës i cili u rindërtua me fondet e BE-së pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019.
Rruga drejt procesi të integrimit të vendit në BE nuk është një fazë e lehtë tha Hohmann, por BE do të qëndrojë krah Shqipërisë deri në përfundimin e këtij procesi
‘Është një kënaqësi e madhe që të jem sot në Durrës. BE është këtu, ne vërtetë jemi në negociata, por ne jemi vërtetë këtu. Ajo shohim në këtë çerdhe është ajo që është bërë në këto programe. Kënaqësi të shohim sesi këto çerdhe dhe këto kopshte janë rindërtuar pas tërmetit të 2019. Në korrik Shqipëria hapi një faqe të re të marrëdhënies së saj me BE-në, kjo ishte çelja e negociatave. Kjo fazë nuk është aspak e lehtë. Do të duhet kohë dhe punë, ne BE do qëndrojmë krah jush në këtë proces deri në përfundimin e vet. Edhe bashkitë do të luajnë rolin e tyre të rëndësishme, është e rëndësishme që së bashku te ecim para’- u shpreh Hohman.