INSTAT: Inflacioni u ul në 7.2% në janar, nga 7.4% që ishte në dhjetor

Ekonomia shqiptare duket sikur ka filluar të rimëkëmbet pas muajve të fundi të vitit të shkuar kur u duk se inflacioni po kapte majat.

në raportin e fundit të INSTAT rezulton se inflacioni ka rënë në 7.2 përqind nga 7.4% që ishte në muajin dhjetor.

Por sërish konsumi i qytetarëve shqiptarë mbetet u ulët. Pvarësisht kësaj çmimet e shportës kanë pësuar sërish një rritje të lehtë, por më të butë krahauar me rritjet që pësuan gjatë muajve të fundit të vitit të shkuar.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Janar është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 4,67%, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,56 %.

Ndërkohë që efektin kryesor në uljen e nivelit të çmimeve e kanë dhënë karburantet dhe energjia elekrike.Aktualisht një litër naftë në vend po shitet me 190 lekë për litër i përafërt me çmimin në periudhën e para luftës Rusi-Ukrainë.

Rritje të lehtë kanë pësuar edhe Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,52 % si dhe cmimet e grupit “Transporti” me 0,39%.

Banka e Shqipërisë në raportin e fundit të politikës monetare ka bërë parashikime më optimiste në lidhje me ecurinë e inflacionit në vend.Ky insttitucion parashikon se kthimi në objektin prej 3% do të ndhodh vitin e ardhshëm por pavarësiht kësaj gjatë këtij viti do të vijoj që niveli i çmimeve të pësoj ulje të tjera.

Inflacioni në Shqipëri arriti nivele rekord gjatë viti të kaluar duke shënuar vlerën 8.3 në muajin tetor më e larta në dy dekada .Kjo u ndikua nga rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare për shkak të konfliktit Rusi-Ukrainë.

NDRYSHIMI VJETOR I ÇMIMEVE

Ushqime dhe pije joalkolike 4,67%

Ujë,lëndë djegëse dhe energji 0,56%

Transporti 0.39%

Mobilje,paisje shtëpie 0.52%

Pije alkoolike dhe duhan 0,26%

Hotele, kafene dhe restorante 0,25 %

/AlbEu.com/

 


Shtuar 10.02.2023 17:09