Inskenoi vdekjen në Shqipëri e jetonte si “boss” në ishull, shtyhet seanca gjyqësore për ekstradimin e Davide Pecorellit

Është shtyrë seanca gjyqësore në Itali për ekstradimin e Davide Pecorellin, i cili inskenoi vdekjen e tij në Shqipëri.

Mediat italiane bëjnë me dije se Gjykata e Apelit të Perugias pranoi kërkesën e mbrojtësve të tij, avokatëve Massimo Brazzi dhe Andrea Castori, të cilët kërkuan shtyrjen e vendimit deri në përcaktimin e mundshëm të procesit ku ai akuzohet në Shqipëri.

Kujtojmë se në janar të vitit 2021, 47-vjeçari, për të shmangur borxhet financiare të kontraktuara në Itali, i kishte vënë flakën makinës së marrë me qira në fshatin Rrasë të Shqipërisë, brenda të cilit ai kishte gjetur mbetje të eshtrave të njeriut për të simuluar vdekjen e tij. Më pas ai u gjet i gjallë më 17 janar 2021, në ishullin Montecristo (Itali).

Ndërkohë që familjarët e kërkonin të vdekur në Shqipëri dhe Itali, biznesmeni u gjet i gjallë në një gomone në shtetin fqinj, ku po përpiqej të jetonte në fshehtësi larg vëmendjes së të gjithëve, ndoshta për shkak të borxheve të shumta që kishte marrë për shkaqe biznesi.

Sinjali i parë që i ka bërë hetuesit të dyshojnë se ai ishte gjallë, ka qenjë një tërheqje parash përmes bankomatit të një llogarie të Davide Pecorelli më 12 shtator, 2021. Ndërkohë që policia po analizonte këtë informacion të dhënë nga një prej shumë të njohurve të

Davide Pecorelli, në Itali, autoritetet kanë njoftuar se biznesmeni është i gjallë në ishullin Elba në Toskana, në një gomone e cila pësoi defekt gjatë lundrimit duke u detyruar të kërkonte ndihmë.

Italiani ishte pronar i disa salloneve të bukurisë, midis Umbira dhe Toskana, por para se të intesifikonte zhdukjen, këto biznese ishin përfshirë në krizë ekonomike, duke hyrë në borxhe dhe sipërmarrje të tjera dhe me vetë sipërmarrjen e shtetit.

Për të shmangur pagesën e borxheve, hetuesit dyshojnë se Davide Pecoreli ka inskenuar zhdukjen, duke udhëtuar drejt Shqipërisë dhe më pas duke djegur makinën që kishte marrë me qira në Rinas./Albeu.com/


Shtuar 31.05.2023 11:42