“Injorant”/ Plas debati në Kuvend, Flamur Noka përplaset me Taulant Ballën…

Seanca e sotme plenare, ka pasur debate, ku të përfshirë kanë qenë Taulant Balla dhe Flamur Noka.

Opozita ka debatuar ashpër me maxhorancën, ndërkohë që në një moment deputeti i PD-së, Flamur Noka ofendoi me termin ‘injorant’ kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Ky i fundit, kërkoi 10 minuta pushim në seancën plenare, ndërsa pritet që të kërkojë dhe përjashtimi e deputetit Noka në nga Kuvendi. Sakaq, kryeparlamentari Peleshi vendosi që të ndërpresë seancën.

Prej disa ditësh zgjedhja e Avokatit të Popullit është bërë mollë sherri në komisionin e Ligjeve, por dhe në jetën politike në vend.


Shtuar 11.12.2025 11:11