Infemierja publikoi video me embrionin e foshnjës së abortuar, reagon spitali i Elbasanit: Nuk janë pamje nga ambientet tona

Një video me pamje të rënda qarkulloi në rrjetet sociale, ku dukej një infermiere e spitalit të Elbasanit duke treguar embrionin e një foshnje pas abortit

Inermierja e identifikuar në rrjet vetëm me emrin Silvana ka publikuar video të rënda në TikTok gjatë kryerjes së punës së saj në repartin e Kirurgjisë në spitalin e Elbasanit.

E reja rezulton studente në vitin e parë në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, teksa ka marrë kritika rë shumta.

Në lidhje me pamjet e rënda ka reaguar edhe drejtori i qendrës spitalore Elbasan Agron Gaxho.

Në një intervistë për Fax News, ai i cilësoi pamjet e publikuara skandaloze dhe të rënda, por garanton se veç fotove të të resë pamjet e tjera nuk i takojnë spitalit të Elbasanit.

“Janë pamje vërtetë të rënda dhe skandaloze. Fatmirësisht nuk është punonjëse te ne,por studente në vitin e parë për infermjeri. Pas analizës së pamjeve rezulton se vec fotove të të resë që janë bërë në institucionin shëndetësor në Elbasan pamjet e tjera nuk i takojnë spitalit të Elbasanit. As salla e operacioneve dhe ambjentet e tjera nuk përshtaten me tonat, vecanërisht pamjet ku ekspozohet embrioni. Është detyrë e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike të marrë masa,”-përfundon Z. Gaxho.

Ndërkohë vetë e reja ka deklaruar se video është montazh me pamje të marra nga interneti.

 


Shtuar 24.05.2023 12:05