Infeksionet në sinuse/ Mjekja Klodiana Zaharia: Ndryshimet e temperaturave shtojnë rastet. Ja çfarë duhet të dini

Me ndryshimin e temperaturave, në qendrat shëndetësore është shtuar dhe numri i rasteve me infeksion në sinuse.

Në Poliklinikën Nr. 9, një numër i madh pacientësh, duke përfshirë fëmijët, të moshuarit dhe ata që vuajnë nga sëmundje kronike, po kërkojnë ndihmën e mjekëve.

Mjekja Klodiana Zaharia shprehet se rastet më të shpeshta janë te fëmijët, të cilët paraqiten me infeksion në sinuse që shpesh shoqërohen me dhimbje në veshë e fytyrë, si dhe hundë të bllokuara.

Ajo apelon që të kihet kujdes, duke treguar edhe shenjat paralajmëruese të infeksionit.

Mjekja thekson, gjithashtu, se është e rëndësishme që pacientët të mos përpiqen të vetë-mjekohen, pasi kjo mund të sjellë pasoja serioze për shëndetin e tyre.

Ajo rekomandon që në rastet e dyshimit për infeksion në sinuse, pacientët të kërkojnë menjëherë këshillën e mjekut për të marrë trajtimin e duhur dhe për të parandaluar komplikacione të mundshme.


Shtuar 26.10.2024 14:27