Industria shqiptare përballë ndryshimeve klimatike

Një konferencë ndërkombëtare u mbajt javën e kaluar për të diskutuar masat që duhet të marrë Shqipëria për ndalimin e plotë në dy dekadat e ardhme të gazrave që shkaktojnë hollimin e zonës së ozonit dhe ngrohjen klimatike.

Shqipëria ka nënshkruar protokollin e Montrealit dhe Amendamenetit të Kigalit të cilat e detyrojnë të ulë gradualisht deri në ndalimin e plotë gazave që hollojnë shtresën e ozonit.

Industria, veçanërisht industria e ngrohje-ftohjes, e frigoriferimit, si dhe përdoruesit individuale të këtyre sistemeve do të duhet të ndryshojnë pajisjet dhe sistemet e tanishme për t’i zëvendësuar me pajisje dhe sisteme që përdorin gazra pa ndikim negative në mjedis.

Ky proces i detyrueshëm ka kosto dhe ndikim në të gjithë vendin, prandaj duhen hartuar dhe zbatuar politika publike të përshtatshme për të bërë kalimin gradual nga gjendja e tanishme në atë të dëshiruar.

Ecuria e Shqipërisë deri tani, përvojat e vendeve të tjera si dhe praktikat më të mira botërore u diskutuan në konferecën e titulluar “Industria Shqiptare përballë ndryshimeve klimatike.” Ekspertë nga BE dhe vende të rajonit diskutuan me përfaqësues të qeverisë, të sipërmarrjes dhe të akademisë në lidhje me politikat, kuadrin ligjor dhe rregullat që duhet të hartohen nga qeveria.

Konferenca u organizua nga Njesia Kombëtare e Ozonit në bashkëpunim me agjencitë e Kombeve te Bashkuara UNIDO dhe UNEP, me mbështetjen e Misnitrisë së Turizmit dhe Mjedisit.


Shtuar 18.11.2023 18:33