Punonjësit nga India, kanë vendosur të largohen nga vendi i tyre, për të siguruar të ardhura më të mira.
Teksa i gjejmë në krye të detyrës, aty ku si ditët e tjera po vijojnë të njëjtën rutinë, punonjësit nga India tregojnë se mikpritja në Shqipëri ka qenë shumë e mirë, përfshirë edhe kushtet që i ofrohen në vendet e punës.
“Njerëzit janë shumë të mirë. Unë vij nga India. Kam një vit këtu dhe më kanë ndihmuar për të gjetur punë. Kisha vështirësi për gjuhën, ende nuk flas shqip, por më kanë ndihmuar në ditët e para që erdha këtu. Jam i kënaqur. Paga që merrja në Indi nuk më mjaftonte prandaj vendosa të vij e të punoj në Shqipëri. Paratë mund ti sigurojmë, me to mund të jetojmë këtu në Shqipëri”, u shpreh punonjësi nga India.
“Kam dy vite këtu. Shqipëria është vend i mirë në Europë ku mund të punoj dhe të fitoj para. Nuk kam mësuar ende gjuhën. Por jam përshtatur. Do të doja të vazhdoja të punoja dhe jetoja këtu”, tha një tjetër punonjës nga India.
Me një shqipe, të cilën e flet me vështirësi, punonjësi i ardhur nga Filipinet në Shqipëri vendosi të tregojë për jetën e tij në gjuhën e vendit që ka zgjedhur, të nisë një jetë të re së bashku me familjen.
Ardhja e tyre në Shqipëri nuk është një rastësi, pasi ky biznes të kontaktojë me agjenci, duke i paraqitur kërkesat. Më pas ka ardhur grupi i punonjësve të huaj, të cilët përveçse punës dhe pagës, iu është ofruar edhe akomodimi.