India e gjunjëzuar përballë pandemisë, në 24 orët e fundit vdiqën 4,187 pacientë

Në Indi, në 24 orët e fundit janë regjistruar 4,187 viktima nga Covid. Kjo është dita e tretë që numri i të vdekurve i kalon 4 mijë. Po ashtu, edhe infeksionet i kanë kaluar 400,000 për të tretën ditë radhazi.

Së fundmi, Ramil Nadu u bë shteti tjetër që shpalli një bllokim të plotë për të frenuar infeksionet në rritje.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, India tani ka raportuar më shumë se 21 milionë raste dhe 238,000 vdekje që nga fillimi i pandemisë.

Kriza ka gjunjëzuar Indinë, ku mungesa e oksigjenit në spitale vijon të jetë problemi kryesor. Gjithashtu mungojnë shtretërit spitalorë dhe shumë pacientë po vdesin në dhomat e pritjes ose jashtë klinikave të mbingarkuara, para se të vizitohen nga ndonjë mjek./albeu.com

 

 


Shtuar 8.05.2021 12:45