Shqipëria vlerësohet si një nga 10 performuesit më të mirë në vitin 2022 për sa i përjket demokracisë.
Raporti i The Economist për indeksin e demokracisë gjatë vitit 2022 rendit Shqipërinë në vendin e 64 nga i 68-i që ishte në vitin 2021.
Megjithatë Mali i Zi është një nga vendet me performacën më të mirë në rajon. Mali i Zi zë vendin e 61 në raport, ndërsa është përkeqësuar Serbia, që zbriti në vendin e 68. Maqedonia është përmirësuar me një pikë, duke u ngjitur në vendin e 71.
Demokracinë më të ulët në rajon e ka Bosnjë-Hercegovina, në vendin e 97 ndërsa Kosova nuk përfshihet në këtë renditje.
Indeksi i Demokracisë bazohet në pesë kategori: procesi zgjedhor dhe pluralizmi, funksionimi i qeverisë, pjesëmarrja politike, kultura politike dhe liritë civile.
Sondazhi vjetor vlerëson gjendjen e demokracisë në 167 vende në bazë të pesë treguesve. Sipas raportit, pothuajse gjysma e botës jeton në një lloj demokracie, ndërsa më shumë se një e treta jeton nën sundim autoritar./albeu.com/