Ditën e djeshme, ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim me demokratët që janë në anën e tij, në Gjirokastër.
Gjatë takimit, ndodhi dhe një incident, ku u fikën dritat. Në këtë moment, të gjithë të pranishit në “Foltore” ndezën dritat e celuklarëve dhe brohorisnin njëzëri “Sali Berisha”.
Më pas dritat erdhëm dhe takimi vijoi normalisht.
Berisha ka ndarë një videon sot në Facebook, dhe shkruan se, dritat i fiku narkoqeveria, pasi u tmerrua nga përgjigjet që mori.
“Te tmerruar nga Foltorja e Gjirokastres narkoqeveritaret fiken dritat! Moren pergjigjen tmerruese”, shkruan Berisha në Facebook./albeu.com