Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me aferat e inceneratorëve.
Meta është shprehur se krimi ka kapërcyer çdo imagjinatë dhe sipas tij, vetëm lufta kundër kapjes së shtetit parandalon falimentimin e Shqipërisë.
“Krimi dhe kapja e shtetit ka kapërcyer çdo imagjinatë. Ndërsa për të marrë pensionin u kërkohet pensionistëve që të paraqiten fizikisht për të provuar se janë gjallë, miliona euro të taksapaguesve tanë grabiten nga mafia e inceneratorëve me firma të falsifikuara të qytetarëve, që janë ndarë nga kjo botë prej 5 vitesh. Vetëm lufta e hapur kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë. Koha nuk pret më!”, kështu shprehet Meta nëpërmjet një reagimi në Facebook./albeu.com/