“Inceneratorët kanë paguar bileta për zyrtarë të shtetit”, Kryemadhi ngre pyetjen: Kanë financuar ndonjë fluturim VIP?

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka reaguar në lidhje me lajmet e publikuara se inceneratorët kanë paguar bileta avioni për zyrtarët e shtetit.

Në reagim, Kryemadhi ka ngritur pyetjen “. Po 800 milionë lekët që ka harxhuar inceneratori i Tiranës për udhëtime, kanë financuar ndonjë fluturim VIP, për ndonjë ministër dhe deputet Rilindas, apo për shoqërueset e tyre?”

Reagimi i Kryemadhit:

Qenkan mbushur mediat me lajme se inceneratorët kanë paguar bileta avioni për zyrtarët e shtetit. Po 800 milionë lekët që ka harxhuar inceneratori i Tiranës për udhëtime, kanë financuar ndonjë fluturim VIP, për ndonjë ministër dhe deputet Rilindas, apo për shoqërueset e tyre?

Kujtojmë se në një dosje të bërë publike rezulton se Arben Dervishaj, përfaqësues i shoqërisë Ave Consulting i cili kishte cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve pranë shoqërisë koncesionare Tecnology Easte Treatment Fier e Klodian Zotos rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit në shoqërinë e biznesmenit, ndërsa në raste të tjera me familjarë të tij, por shpenzimet janë paguar nga bosi i inceneratorit të Fierit, që tashmë është në arrati.

Në dosjen e prokurorisë rezulton edhe një udhëtim i datës 16 prill 2019, ku supervizori ka fluturuar nga Rinasi drejt Torinos së bashku me Alqi Bllakon dhe Klodian Zoton, ku të tre kanë qëndruar në një nga hotelet luksoze atje./albeu.com


Shtuar 19.11.2022 17:04