Ditën e sotme, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ndodhet në ceremoninë e inagurimit te Parkut fotovoltaik te Karavastasë.
Gjatë fjalës së saj, Balluku u shpreh se ky park është më i madhi në Ballkan dhe se kompania franceze Voltalia do të ndërtojë një park tjetër në Spitallë.
“Ky park mbart një sërë vlerash, është dhe parku më i madh fotovoltaik në Ballkan. Kemi arritur një cmim rekord. Voltalia për ne është një shembull që e themio në cdo tryezë me investitorë të huaj.
Voltalia po ndërton një park të ri në Spitallë.
Dua të nënvizoj edhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Francës ku ka marrëdhënie të shkëlqyera mes Macron dhe Ramës dhe vizita e tij në Shqipëri me një grup investitorësh ka krijuar një shembull të mrië për vendin tonë në BE.
Ne aspirojmë brenda 2030 të jemi pjesë e BE e para se na takon, se kemi lindur në zemër të Evropës dhe jemi një prej popujve më të lashtë dhe këtë nuk na i ndryshon dot askush”.