Ina Zhupa: Vrasjen paramenduar të Ramës kundër Tik Tok për arsye elektorale nuk do ta lejojmë

Kryetarja e Komisionit të Medias, Ina Zhupa, ka reaguar përsëri në lidhje me planin e Ramës për mbylljen e Tik Tok.

Zhupa argumenton se kjo vrasje, po shfrytëzohet për të kryer “vrasjen” e paramenduar të Ramës kundër Tik Tok për arsye elektorale.

“Asnjëri, as viktima, as autori nuk kishin llogari në Tik Tok. Sherri as nuk nisi as nuk u konsumua në Tik tok”.. “ Por sikur rasti konkret të ishte nga përdorimi i Tik Tok përsëri detyrimi do ishte i masave propocionale”, shkruan Zhupa

Sipas kryetares së komisionit të medias Zhupa: “Ajo që fshihet realisht është paramendimi i hershëm i kësaj vrasje, për arsye elektorale, e cila ishte menduar se do të kryej nga Komisioni për Dizinformimit, si masë nga “lufta e armiqve të huaj. Shkatërrimi i besueshmërisë së atij komisioni nga forca e kundërshtimit të opozitës, dyshimet e shoqërisë civile dhe vëzhgimi i ndërkombëtarëve dukej se ja dështoi planin fillestar”.

“Të rinjtë, janë përdoruesit kryesor të TikTok dhe ata që mund të ndryshojnë rezultatin elektoral të zgjedhjeve të ardhshme, duke mos lejuar të “hanë sapunin për djath” nga lavazhi i trurit i propagandës në mediat tradicionale”, shkruan Zhupa, teksa bën thirrje që të reagojnë dhe mos falin liritë.


Shtuar 22.12.2024 12:41